Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fermerët e Roskovecit të falimentuar – Shalqiri kalbet në arë, fermerët: S’ka treg!
Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut ka gjunjëzuar fermerët e Roskovecit të cilët kultivojnë shalqirin. Ata thonë se këtë vit më shumë se gjysma e prodhimit ka mbetur në ara, ndërsa deklarojnë se çmimet që ofron tregu nuk mbulojnë as kostot minimale të prodhimit. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti për të përballuar humbjet e shkaktuara, nga mbetja e prodhimit stok. Syri Tv Shalqinjtë e kalbur në ara janë kthyer në problematikën më madhore të fermerëve të fshatrave të Roskovecit. Në indinjuar nga situata ata shprehen se prodhimi i tyre ka mbetur në ara, pa shitur. Çmimi i shitjes është 5 lekë për kilogramë kundrejt 20 lekëve që duhej të ishte për të justifikuar kostot e prodhimit. Fermerët thonë se miliona lekë dëme, i kanë...