Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Arrestimet e inspektorëve nga SPAK, IMT Tiranë: Distancohemi, i shkarkuam nga detyra
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë ka reaguar pas operacionit të SPAK, ku dy punonjës të këtij institucioni u arrestuar ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. IMT distancohet nga ngjarja duke thënë se veprimet korruptive të punonjësve janë veprime individuale, duke bërë thirrje gjithashtu që institucionet ligjzbatuese të veprojnë. Reagimi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë: Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar...