Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Teatër politik”, juristi Spahiu ironizon: Berisha nuk njeh zgjedhjet, por njeh rrogën dhe mandatin
Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit në Partinë Demokratike ka qenë një skenar i inskenuar. Ai shtoi se PD dhe Berisha duhet të bëjnë vetëm një analizë të thjeshtë, se pse humbën zgjedhjet. “Nuk kanë kaluar dy vite e gjysmë kur kjo parti ka pasur sherr, janë rrahur mes tyre në selinë e partisë. E them këtë për të kujtuar kronologjinë e ngjarjeve, për të gjithë shqiptarët se kjo parti ishte e ndarë në dy pjesë dhe kjo tregon se e gjithë ajo ka qenë një teatër. Fakti që Berisha ekipin e ri po e ndërton me listën Basha me në krye Bardhin tregon se ka qenë një film dhe...