Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U arrestuan me urdhër të SPAK, zbulohet identiteti i inspektorëve të IMT
Janë zbuluar identitetet e dy inspektorëve të IMT-së të arrestuar me urdhër të SPAK dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se pas hekurave përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër. Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat, ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat. Arrestimi mësohet se ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.