Detaje nga sulmi në SHBA, dy fëmijë të vdekur! Autori kishte me vete tre armë zjarri

Detaje nga sulmi në SHBA, dy fëmijë të vdekur! Autori kishte me vete tre armë zjarri

Dy fëmijë të mitur, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, janë viktimat e sulmit të armatosur që ndodhi këtë të mërkurë, 27 gusht Minneapoli. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një shkolle katolike, në jug të qytetit. Shefi i policisë, Michael O’Hara, gjatë një deklaratë për mediat tha se sulmuesi ishte i armatosur me tri armë, një pushkë automatike, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai hapi zjarr në mënyrë të papritur, duke krijuar panik dhe viktima në pak sekonda. Autoritetet konfirmojnë po ashtu se autori i sulmit ka ndërruar jetë. “Dy fëmijë të vegjël, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, u vranë aty ku ishin ulur në banka. Prindërit e tyre janë njoftuar për humbjen tragjike,” tha O’Hara, i cili e cilësoi sulmin si akt brutal....