Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmi tragjik në Minneapolis, Trump: Po monitorojmë këtë situatë të tmerrshme
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas sulmit tragjik në një shkollë katolike në Minneapolis ku deri tani raportohet për tre të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Me anë të një postimi në Truth Social, Trump shkruan se “Shtëpia e Bardhë” po monitoron këtë situatë të tmerrshme. “FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të lënduarit”, shkruan Trump. Ndërkohë po hetohet se cilat kanë qenë shkaqet që shtynë autorit të ndërmerrte këtë sulm tragjik, ndërsa raportohet se pas ngjarjes autori ka vrarë dhe veten.