Zelanda e Re në kërkim të një partneri për kërmillin e rrallë Nedi

Zelanda e Re në kërkim të një partneri për kërmillin e rrallë Nedi

Zelanda e Re ka nisur një fushatë kombëtare për të gjetur një partner për Nedin, një kërmill shumë të rrallë kopshti me një tipar të pazakontë – guaska e tij përdridhet majtas, duke e bërë çiftëzimin pothuajse të pamundur, shkruan The Guardian. Ndryshe nga shumica e kërmijve të kopshtit, guaskat e të cilëve përdridhen djathtas, spiralja e Nedit e bën që organet e tij riprodhuese të jenë të përmbysura, gjë që krijon pengesa të mëdha për çiftëzim. Ky fenomen është tepër i rrallë, duke prekur vetëm një në 40,000 kërmij. Nedi u zbulua javën e kaluar në Wairarapa, në veri të Wellingtonit, nga ilustruesja Giselle Clarkson, e cila vuri re se guaska e tij ishte ndryshe nga kërmijtë e tjerë. Pas këtij zbulimi, ajo kontaktoi...