Sulm me armë në SHBA, disa të plagosur, policia vret autorin! Reagon Trump: E tmerrshme, FBI është në vendngjarje

Sulm me armë në SHBA, disa të plagosur, policia vret autorin! Reagon Trump: E tmerrshme, FBI është në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë katolike në Minneapolis në Minesotës. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna më armë në lagjen Tangletown. Dyshohet se një person ka humbur jetën. Si pasojë disa persona janë plagosur. Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në zonë. Sipas raportimeve të fundit dyshohet për 20 të plagosur ndërsa autori është vrarë nga policia. Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin. Në një reagim në rrjetin social “Truth Social”, Trump e konsideron ngjarjen si një skenë të tmerrshme, teksa shton se situatën po e mban në monitorim. “Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë...