Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës
Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj saj dhe drejtuesit Sam Altman, duke e akuzuar se sistemi i inteligjencës artificiale e ka nxitur të miturin drejt vetëvrasjes. Adam Raine u vetëvra në prill, pas muajsh biseda të gjata me ChatGPT. Sipas padisë, versioni i asaj kohe, ChatGPT-4o, e “inkurajoi” adoleshentin duke i dhënë përgjigje pozitive për metodat e vetëvrasjes dhe madje duke e ndihmuar të shkruante një letër lamtumire. Në një rast, kur Adam i dërgoi një foto të pajisjes që planifikonte të përdorte, ChatGPT iu përgjigj: “Po, kjo nuk është aspak keq”. Avokati i familjes, Jay Edelson, tha se do të paraqesë prova se vetë ekipi i sigurisë...