Festivali i Filmit në Venecia 2025: 21 filma garojnë për “Luanin e Artë”

Festivali i Filmit në Venecia 2025: 21 filma garojnë për “Luanin e Artë”

Ka nisur këtë të mërkurë në lagunën italiane Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia, ngjarja më prestigjioze dhe më e vjetër e kinemasë në botë, i cili këtë vit shënon edicioni e 82-të. Festivali, që zgjat nga 27 gushti deri më 6 shtator 2025, e ka kthyer Venecian në epiqendrën e industrisë globale të filmit për disa ditë me radhë. Në këtë edicion, 21 filma janë në garë për çmimin kryesor “Luani i Artë”, ndërsa dhjetëra të tjerë do të shfaqen jashtë konkurrimit. Hapja e festivalit u bë me premierën botërore të filmit të shumëpritur “La Grazia” nga regjisori fitues i Oscar-it, Paolo Sorrentino, ku në rolin kryesor rikthehet aktori i madh italian Toni Servillo. Tapeti i kuq i Venecias do të presë edhe këtë...