Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tarifa hyn në fuqi/ Nga kjo datë kalimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas
Nga 15 shtatori, drejtuesit e mjeteve që do të përdorin tunelin e Llogarasë do të paguajnë tarifën prej 10 eurosh vajtje-ardhje. Deri në këtë datë, qarkullimi do të vijojë pa pagesë, ashtu siç ishte parashikuar për sezonin turistik. Menaxhimi i pagesave do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, e cila do të administrojë portat automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave dhe abonetë mujore. Aktualisht, ky është segmenti i tretë rrugor në vend ku aplikohet pagesë, pas rrugëve Milot–Morinë dhe Thumanë–Kashar. Ndërtimi i tunelit të Llogarasë është shoqëruar me akuza për korrupsion. Opozita ka denoncuar se në projektin e kësaj vepre ka patur abuzime deri në 50 milionë euro. Në gusht 2024, Gazment Bardhi depozitoi në SPAK...