Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën veriore të Giresunit në Turqi, ku një 23-vjeçar humbi jetën aksidentalisht gjatë dasmës së tij, pasi një i ftuar hapi zjarr për të festuar. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, dhëndri ndërroi jetë këtë mëngjes, një ditë pas ceremonisë martesore. Për të shtënat fatale dyshohet motra e nuses, kunata e tij e cila është arrestuar nga autoritetet. Ngjarjet e ngjashme nuk janë të rralla në Turqi, ku tradita e përdorimit të armëve gjatë festimeve ka sjellë shpesh pasoja tragjike. Sipas të dhënave nga një organizatë lokale, në vend qarkullojnë rreth 40 milionë armë zjarri, shumica e tyre të paligjshme. Vetëm një javë më parë, në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit, një person humbi jetën dhe dy të tjerë...