Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kufjet Bluetooth, si t’i gjeni ato kur ju humbasin? Ja si turistja amerikane në Venecia lokalizoi hajduten
Shumë kufje Bluetooth, si ato të Apple ashtu edhe të Android-it, janë të lidhura me aplikacione që ju lejojnë të lokalizoni pajisjet. Ja si një turiste amerikane arriti të gjente hajduten që i vodhi çantën. Megjithatë, të luash rolin e detektivit me këto mjete nuk është e këshillueshme sepse mund t’ju ekspozojë ndaj rreziqeve të sigurisë dhe ligjore. Ngjarja në Venecia Një video e filmuar në Venecia bërë virale në TikTok, ku shihet një turiste amerikane duke e kapur për flokësh një hajdute të re xhepash, pasi kjo e fundit i kishte vjedhur çantën që përmbante pasaportën, paratë, kartën e kreditit dhe kufjet pa tela. Por si e gjurmoi ajo hajduten dhe bashkëpunëtorët nëpër rrugët e qytetit lagunor? Në video përmendet “GPS”, por në fakt...