Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            VIDEO/ Rrufeja godet në mes të plazhit
                            Bota E Mërkurë, 27 Gusht 2025 16:16 Imazhe të frikshme të një rrufeje që goditi midis çadrave të plazhit të një resorti, janë parë në Lignano Sabbiadoro (Udine) të Italisë. Asnjë pushues nuk u lëndua në ato momente, edhe për shkak se plazhi ishte i shkretë pas stuhisë së fortë që po kalonte në ato momente. Rrufeja dëmtoi një tavolinë plastike dhe përkuli tubin e një çadre aty pranë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, por që mund të kishte përfunduar edhe në tragjedi nëse do të kishte pushues.