Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë, 10 euro vajtje-ardhje

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë, 10 euro vajtje-ardhje

Qarkullimi në tunelin e Llogarasë, i hapur për publikun gjatë këtij sezoni turistik, është parashikuar të mbetet pa pagesë deri më 15 shtator, ndërsa më pas do të nisë aplikimi i tarifës prej 10 eurosh për vajtje-ardhje për çdo automjet. Vepra infrastrukturore, me gjatësi 5.9 kilometra, ka reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati drejt Palasës, që tashmë përshkohet për vetëm 7 minuta, nga 45 që kërkoheshin më parë përmes Qafës së Llogarasë. Tuneli është ndërtuar me dy kalime, një kryesor dhe një emergjence, ndërsa sipas parashikimeve zyrtare, në rast të rritjes së fluksit turistik, të dy do të vihen në shërbim të qarkullimit. Menaxhimi i pagesave do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror që përfaqësohet nga...