Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll, ndërhyjnë zjarrfikësit

Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në një zonë mbi fshatin Miras. Mësohet se në vendin ku ka rënë zjarri ndodhen momentalisht 10 zjarrfikës me dy mjete dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe ajo e pyjores. Vatra e zjarrit duket se po merr përmasa për shkak të favorizimit të erës dhe dendësisë së bimësisë dhe pishave brenda pyllit. Po ndërhyhet me mjetet zjarrfikëse dhe me mjete rrethanore, ndërsa terreni mbetet i vështirë.