Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-shefi i policisë: Futbollistët trukojnë ndeshjet, bashkëpunim me grupe kriminale
Ish-shefi i një njësie suedeze për hetimin e krimit të organizuar në sport, Fredrik Gardare, ka deklaruar për “Daily Mail” se “disa lojtarë të Premier League janë përfshirë në trukim ndeshjesh.” Sipas tij, “gjatë një operacioni policor në një kazino të paligjshme në vitin 2021 u sekuestruan telefona, ku në një prej tyre kishte prova të qarta në aplikacionin “Telegram” që tregonin bashkëpunim të futbollistëve me grupe kriminale për manipulimin e ndeshjeve në disa liga evropiane dhe në Ligën e Kombeve.” Gardare pretendon se mes këtyre emrave kishte më shumë se një lojtar të Premier League. Ai thekson se i gjithë materiali ndodhet ende në duart e policisë suedeze, por hetimi nuk u çua më tej dhe njësia u shpërbë. Ish-hetuesi kërkon sqarime pse çështja është mbyllur, duke e...