Masa të reja për sigurinë rrugore pranë shkollave para nisjes së vitit të ri shkollor

Masa të reja për sigurinë rrugore pranë shkollave para nisjes së vitit të ri shkollor

Ndërsa dita e parë e vitit të ri shkollor po afron, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po ndërmerr një sërë masash konkrete për të rritur sigurinë rrugore në zonat përreth shkollave në të gjithë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se krahas përgatitjeve të zakonshme për furnizimin me materiale mësimore dhe logjistikë shkollore, një prioritet këtë vit janë edhe ndërhyrjet infrastrukturore që garantojnë sigurinë e nxënësve gjatë rrugës për në shkollë dhe kthimit prej saj. “Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, paralelisht me përgatitjet e tjera të materialeve mësimore po bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme për rritjen e sigurisë rrugore, (vijat e bardha, semaforë, mbikalime etj.) pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe...