Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Boom” pagesash me kartë, Banka e Shqipërisë: Në terminalet “POS”, 48.3 mld lekë të shpenzuara
Të paguash me kartë është kthyer tashmë në një trend gjithnjë e në rritje në Shqipëri. Për blerje në supermarket e dyqane ushqimore, farmaci, hotele, bare e restorante, individët po i përdorin më shumë paranë digjitale për të kryer pagesat e nevojshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat në terminalet POS kanë shënuar një rritje me 42% në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në 12.5 milionë pagesa me kartë, ndërsa vlera arrin deri në 48.3 mld lekë. Tendencën në rritje ekspertët e ekonomisë e lidhin edhe me zhvillimin e turizmit dhe pagesat nga të huajt. Klodian Muço, ekspert ekonomie: “Sa më shumë të rriten pagesat me kartë, aq më shumë formalizohet ekonomia. Është një tregues i edukimit financiar të qytetarëve....