Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Zjarri djeg pallatet në Lushnje dhe Dibër, tymi mbyt katet, banorët të bllokuar
Një zjarr në panelin elektrik të një pallati në lagjen ‘Çlirimi’, në Lushnje për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi. 4 persona u asfiksuan dhe patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit, ndërsa shumë të tjerë mbetën të bllokuar. Për ti ardhur në ndihmë, u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërkohë që disa persona, për shkak të bllokimit të shkallëve, dolën nga dritaret e banesave të tyre. Edhe në Dibër një zjarr përfshiu një pallat në qytetin e Peshkopisë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar 4 persona mbetën të bllokuar dhe asfiksuar nga tymi si pasojë e zjarrit të rënë në një pallat në bllokun e banimit në lagjen ‘Çlirimi’, në Lushnje. Kabina elektrike ne katin e pare te pallatit u perfshi nga flaket...