Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Ahmet Beqo, zjarrfikësi i Konispolit, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët
Një moment krenarie për Bashkinë Konispol dhe gjithë qarkun e Vlorës: zjarrfikësi Ahmet Beqo është nderuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për trimërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë përballjes me zjarret që përfshinë zonën këtë verë. Me vendosmëri dhe sakrificë, Ahmet Beqo dhe kolegët e tij të Shërbimit Zjarrfikës të Konispolit u gjendën në terren për të mbrojtur jetët e banorëve, banesat dhe natyrën nga zjarret e përmasave të mëdha. Ata punuan ditë e natë, shpesh në kushte ekstreme, duke treguar profesionalizëm dhe shpirt sakrifice. Kryeministri Rama theksoi se ky vlerësim është një shenjë e qartë e mirënjohjes që shoqëria shqiptare ka ndaj heronjve të heshtur, të cilët çdo ditë rrezikojnë jetën për të garantuar sigurinë e komunitetit. “Ahmet Beqo dhe...