U fik në mëngjes, riaktivizohen flakët në pyllin e Poros në Vlorë

U fik në mëngjes, riaktivizohen flakët në pyllin e Poros në Vlorë

PAMJE NGA NGJARJA VLORË-Flakët në pyllin e Poros, pranë hidrovorit në Vlorë, janë riaktivizuar, sërish rreth orës 11:30 të ditës së sotme.Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura ndodhen në terren për të mbajtur situatën nën kontroll. Vetëm mëngjesin e sotëm, u raportua se pas dy ditësh zjarri u fik, por në brendësi të pyllit ka ende vatra aktive, ku vijon djegia e trungjeve.  Flakët kanë qëndruar të ndezura për afro 48 orë, ndërsa autoritetet po mbajnë nën vëzhgim të rreptë pjesën tjetër të pyllit për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën përtej kanalit të hidrovorit, e cila bëhet e vështirë për ndërhyrje si pasojë e dendësisë së saj./ZËRI