“Djegia e mandateve s’ka efekt, duhet të…”/ Gjendja aktuale e opozitës, reagon deputeti: Ka nevojë për reformim

“Djegia e mandateve s’ka efekt, duhet të…”/ Gjendja aktuale e opozitës, reagon deputeti: Ka nevojë për reformim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka ofruar një analizë të drejtpërdrejtë mbi gjendjen aktuale të opozitës, gjatë një interviste televizive. Çollaku e përshkroi situatën brenda opozitës si të paqartë dhe të mbërthyer në krizat e brendshme, duke theksuar se, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit, krizat e reja duket se po trokasin. “Ka një konsensus të gjerë, jo vetëm mes drejtuesve dhe deputetëve, por edhe mes militantëve e simpatizantëve, se në këtë gjendje PD nuk mund të fitojë më. Ne kemi nevojë për një reformim të thellë të opozitës në tërësi,” u shpreh ai. Ai theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor në konceptin dhe strukturën e PD-së, duke rikujtuar se partia duhet të rikthehet tek baza e saj si një forcë politike...