6 projekte të përzgjedhura për garën ‘Best Pitch’ në PriForum

6 projekte të përzgjedhura për garën ‘Best Pitch’ në PriForum

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, PriFest, përmes platformës së tij rajonale të industrisë së filmit PriForum, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për 6 projektet e përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e rëndësishme Best Pitch Competition. Kjo garë është një nga ngjarjet më të pritura të PriForum-it, duke mbledhur projekte filmike nga rajoni dhe më gjerë që janë në faza të ndryshme zhvillimi, me synim bashkëpunimin dhe realizimin në skenën ndërkombëtare. Projektet e përzgjedhura për PriForum 2025 janë: “Personazh”– Kosovë me regjisor Ekrem Xani, producentë Bardhyl Bejtullahu dhe Ekrem Xani, skenaristë Brikena Sopi dhe Zymber Kelmendi “Voices” – Bullgari me regjisor Magdelena Ilieva, producent Magdelena Ilieva, skenaristë Magdelena Ilieva dhe Jonathan Heidelberger. “The general and the butterfly” – Maqedonia e Veriut me...