Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua
Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një grua, e cila ka qenë duke kaluar në rrugë. Pas përplasjes së fortë ajo u transportua për në spital, por humbi jetën gjatë rrugës. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.