Adoleshenti i mori jetën vetes, prindërit e tij padisin krijuesin e ChatGPT-së: Platforma e nxiti drejt këtij akti

Adoleshenti i mori jetën vetes, prindërit e tij padisin krijuesin e ChatGPT-së: Platforma e nxiti drejt këtij akti

Prindërit e një djali 16-vjeçar nga Kalifornia, i cili kreu vetëvrasje, kanë paditur OpenAI-së, duke pretenduar se ChatGPT-ja i ka dhënë djalit të tyre udhëzime të hollësishme për vetëvrasje dhe e ka nxitur atë drejt vdekjes. Matthew dhe Maria Raine argumentojnë në padinë e dorëzuar të hënën në një gjykatë të shtetit të Kalifornisë se ChatGPT-ja kishte ndërtuar marrëdhënie të ngushtë me djalin e tyre, Adam, gjatë disa muajve më 2024 dhe 2025, para se ai t’ia merrte vetes jetën. Në padi pretendohet se në bisedën e tyre të fundit, më 11 prill 2025, ChatGPT-ja e ndihmoi Adamin të vidhte vodka nga prindërit dhe i ofroi një analizë teknike të lakut që ai e kishte lidhur, duke ia konfirmuar se “mund ta mbante një njeri...