Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Miku i familjes Berisha përfundon para drejtësisë zvicerane. Dikur, kryeoligark!
Rezart Taçi ishte, dikur, kryeoligarku shqiptar. Mik i familjes Berisha dhe që zotëronte çfarë ai donte. Por ka përfunduar para drejtësisë. Nga Le Temps Një i pandehur jo i zakonshëm u dënua të martën në Gjenevë nga Gjykata Korreksionale. Në moshën 54-vjeçare, Rezart Taçi akuzohej për një sërë mashtrimesh financiare përmes aktiviteteve të tij në fushën e naftës të zhvilluara në Shqipëri, të cilat kishin edhe degëzime të rëndësishme në Zvicër. Sipas aktakuzës, mashtrim nëpërmjet një sistemi “veçanërisht dinak”, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me besimin përbëjnë bërthamën e rëndë të shkeljeve që i atribuohen atij. Mes viktimave përmendet edhe gjiganti botëror i certifikimeve SGS, që kohët e fundit ka zhvendosur selinë nga Gjeneva në Zoug. Duke qenë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar në...