“Qëllimi i Berishës, të disfunksionalizojë parlamentin”/ Zhvillimet në parti, reagon analisti: Lojtar i vjetër, nuk…

“Qëllimi i Berishës, të disfunksionalizojë parlamentin”/ Zhvillimet në parti, reagon analisti: Lojtar i vjetër, nuk…

Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke u ndalur te lëvizjet strategjike të Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri po shfrytëzon hapësirat ligjore për të krijuar sa më shumë grupe parlamentare që do ta përfaqësojnë në Kuvend, një veprim që e cilëson si pragmatist dhe të menduar mirë. Bejko thotë se kjo “shumicë artificiale” në Parlament do të përdoret nga Berisha si instrument në përballjen me drejtësinë, duke synuar edhe bllokimin e punës parlamentare. Në të njëjtën kohë, analisti thekson se kryeministri Rama, duke pasur një mazhorancë absolute, ka luksin për të ndërmarrë politika radikale gjatë mandatit të tij të katërt. “Berisha ka bërë një lëvizje pragmatiste, në hapësirat që ka krijuar ligji, sepse Berishës i nevojitet...