Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Një njeri që e ktheu fjalën në art”/ Timo Flloko për humbjen e Artur Zhejit: Personalitet i jashtëzakonshëm!
Gazetari dhe analisti Artur Zheji mbylli sytë përgjithmonë mesditën e së shtunës, duke lënë pas një boshllëk të madh në fushën e mendimit dhe debatit intelektual. Në një intervistë në podcastin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demaliaj, aktori dhe regjisori i madh Timo Flloko rrëfeu njohjen e tij Artur Zheji, duke e cilësuar atë si një personalitet të rrallë dhe të paharrueshëm. Ilir Demaliaj: Artur Zheji është nga ata njerëz që lënë boshllëk kur largohen, një të tillë e ka lënë dhe Ardian Klosi. E them këtë sepse ne si shoqëri jo vetëm që po na i merr Zoti, por edhe po i largojmë nga vetja vlerat që ka pasur dhe ka ky vend akoma dhe që kanë mbetur shumë pak. Artur Zheji ishte një...