Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Republika e qokave, jo e ligjeve’, Zhupa revoltohet pasi Rama i dha shtetësinë Zhegrovës: Nder personal!
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar pas një bisedë WhatsApp të publikuar nga futbollist i Kosovës Edon Zhegrova me kryeministrit Rama, ku bëhej me dije se ai kishte marrë nënshtetësinë shqiptare. “Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave! Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pashaportën shqiptare pas një komunikimi WhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Cështja nuk është Edoni por republika që është krijuar. Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur...