Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Konsulta për qeverinë e re?! Zbulohet a i takoi Rama dje ish-ministrat në Kryeministri
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Disa pamje të shpërndara gjerësisht dje në rrjetet sociale ku shiheshin disa ministra të qeverisë Edi Rama duke hyrë e dalë në Kryeministri, për tu takuar me kryeministrin Edi Rama ngritën një valë aludimesh në rrjetet sociale se kreu i qeverisë kishte nisur konsultime për kabinetin Rama 4. Por burime nga kryeministria i thanë ZËRI se në fakt, takimet e djeshme nuk lidhen aspak me këto raportime që kanë dalë në media. Delina Ibrahimaj, aktualisht ministre pa portofol, ka zyrën në Kryeministri, e po ashtu edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. I njëjti fakt qendron edhe për ish-ministrin Ervin Mete, i cili është aktualisht këshilltar në Kryeministri dhe ka zyrën në këtë godinë. Rikthimi i Metes sërish te Financat nuk ka gjasa të ndodhë ndërkohë...