Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Socialistët në “ankth”/ Zbulohet data, ja kur mblidhet Asambleja Kombëtare e PS
Edi Rama-foto nga Asambleja 2024 TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos nxitojë për zgjedhjen e qeverisë së re dhe po mban në 'ankth' kampin socialist për emrat që do të jenë pjesë e kabineti të ri qeveritar. Burime për ZËRI bëjnë dije se me datë 11 shtator do të mblidhet Asambaleja e Partisë Socialiste për të zyrtarizuar formacionin ‘Rama 4’. Shpallja e qeverisë re do të vijë një ditë pas mbledhjes së Kuvendit të ri, që pritet të mblidhet më 10 shtator. Ndërkohë, prej dy ditësh, Kryeministria është kthyer në një 'zyrë pritjeje', ku ministra, deputetë dhe figura të tjera të njohura janë parë duke hyrë e dalë nga zyra e Ramës. Por, burime nga kryeminsitria kanë thënë për ZËRI se këto takime që pritet...