Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Piktura e vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, zbulohet rastësisht në një faqe interneti në Argjentinë
Një portret nga shekulli i 18-të, i vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, besohet se është rishfaqur në një vend krejt të paparashikueshëm: i varur mbi një divan në një shtëpi bregdetare në Argjentinë dhe nuk u zbulua nga organet ligjzbatuese apo ndonjë muze, por nga një foto e publikuar në një faqe interneti për shitjen e pasurive të patundshme. Vepra, “Portreti i një Zonje” i realizuar nga artisti barok italian Giuseppe Vittore Ghislandi, i përkiste Jacques Goudstikker, një tregtar i njohur hebre-arti nga Holanda, koleksioni i të cilit me më shumë se 1 mijë e 100 vepra u konfiskua pas pushtimit nazist të Holandës në vitin 1940. Zyrtarë të lartë nazistë morën qindra prej tyre, sipas Agjencisë Holandeze për Trashëgiminë Kulturore. Trashëgimtarët...