Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
5 gazetarë palestinezë të vrarë në Gaza… më shumë se në çdo luftë! Historitë dramatike, nga letra për djalin te martesa e këputur në mes
Pesë gazetarë palestinezë u vranë të hënën në një sulm të dyfishtë izraelit në spitalin Nasser në jug të Gazës. Izraeli goditi një ndërtesë në spital, duke vrarë gazetarin e Reuters, Hussam al-Masri, dhe të tjerë. Pastaj, pasi gazetarët dhe punonjësit e shpëtimit vrapuan në vendngjarje për të ndihmuar kolegët e tyre, një bombë e dytë goditi të njëjtin vend 15 minuta më vonë. Pesë gazetarët u bashkohen më shumë se 247 kolegëve të tyre palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 22 muajve të fundit, sipas statistikave të OKB-së. Ky është konflikti më vdekjeprurës për gazetarët i regjistruar, duke vrarë më shumë gazetarë sesa të dy luftërat botërore, lufta e Vietnamit, luftërat e Jugosllavisë dhe lufta e SHBA-së në Afganistan së bashku. Sulmi ndaj spitalit...