Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish-i dashuri i Taylor Swift, reagon ndaj fejesës së saj me Travis Kelce
Taylor Lautner, ish-i dashuri i Taylor Swift dhe mik i afërt i saj, ka reaguar në mënyrë të thjeshtë, por domethënëse ndaj lajmit për fejesën e këngëtares me futbollistin Travis Kelce. Aktori 33-vjeçar rishpërndau një postim të NFL-së në Instagram që përfshinte foto të çiftit dhe një citat të Swift: “Nuk mund ta besoj që kjo po ndodh vërtet.” Në të njëjtin postim, NFL kishte shtuar thjesht fjalën “Njësoj”, duke reflektuar entuziazmin rreth lajmit që Swift dhe Kelce janë zyrtarisht të fejuar, pas dy vitesh lidhje. Lautner dhe Swift patën një romancë të shkurtër në vitin 2009, gjatë xhirimeve të filmit “Valentine’s Day”. Edhe pse lidhja nuk zgjati, ata kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore. Kënga “Back to December”, e përfshirë në albumin “Speak Now”, besohet...