Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Live! Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare për forcat që ‘luftuan’ zjarret, Rama: Kronikë e gjatë ethesh, nderuat shtetin!
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku do të jepen medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet ndaj zjarreve që prekën vendin. Në fjalën e tij, Rama tha se përulen me respekt për të gjithë ata që bënë betejë me zjarret. Ai tha se situata me zjarret ishte një kronike e gjatë ethesh dhe dramatike, ndërsa shtoi se heroizmi qëe treguan zjarrfikësit nderuan shtetin dhe republikën. “Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh. Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe...