BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim

Strategjia e re kombëtare për futjen e Inteligjencës Artificiale në çdo sektor të ekonomisë në 5 vitet e ardhshme konsiderohet nga ekspertët si një dokument i dosmosdoshëm, por me sfida në zbatim. Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale. Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e IA në këtë proces, duket se qeveria ka ecur përpara me planin dhe në gusht të këtij viti, publikoi një strategji kombëtare ku parashikohen politikat e përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në të gjithë sektorët e shërbimeve publike në...