Përshkallëzim i luftës në Gaza! Të paktën 21 të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite, përfshirë civilë që kërkonin ndihmë humanitare

Përshkallëzim i luftës në Gaza! Të paktën 21 të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite, përfshirë civilë që kërkonin ndihmë humanitare

Të paktën 21 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite (IDF) në Rripin e Gazës që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, raportuan burime mjekësore të cituara nga Al Jazeera. Sipas të njëjtave burime, mes viktimave ndodhen edhe katër civilë, të cilët u vranë ndërsa prisnin ndihma humanitare. Situata në Gaza mbetet e tensionuar, me numrin e viktimave që vazhdon të rritet mes përshkallëzimit të operacioneve ushtarake dhe krizës së thelluar humanitare. Top Channel