Qëlluan me armë efektivët e policisë për t’i shpëtuar kontrollit, Gjykata e Durrësit jep vendimin për Ardit Domin dhe Lorenc Çalin

Qëlluan me armë efektivët e policisë për t’i shpëtuar kontrollit, Gjykata e Durrësit jep vendimin për Ardit Domin dhe Lorenc Çalin

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin dhe Lorenc Çalin, dy të rinjtë nga Shijaku, fshati Bilalas, që u përfshinë në një përplasje të armatosur me policinë pak ditë më parë. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se të dy akuzohen nga Prokuroria e Durrësit për “vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “vjedhje me armë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në sallën e gjyqit ata u përfaqësuan nga avokatë të caktuar kryesisht, pa mbështetjen e familjarëve. Ngjarja kriminale, në të cilën u përfshinë të dy, ndodhi në orët e para të së dielës, kur policia tentoi të ndalonte automjetin e vjedhur me të cilin po udhëtonin Domi dhe Çali. Ata refuzuan t’i bindeshin...