‘Arrestimi i Metës’, Cakrani: Raporti i Avokatit të Popullit zbardh shkeljet , Proda mashtron me përgjigje zyrtare! Presidenti i PL u rrëmbye

‘Arrestimi i Metës’, Cakrani: Raporti i Avokatit të Popullit zbardh shkeljet , Proda mashtron me përgjigje zyrtare! Presidenti i PL u rrëmbye

Avokati Kujtim Cakrani, në një deklaratë për mediat, ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-Presidentit Ilir Meta, duke iu referuar një raporti të Avokatit të Popullit që ka hetuar çështjen menjëherë pas publikimit të videos së ndalimit në media. Sipas Cakranit, raporti në fjalë është rezultat i një hetimi gjashtëmujor dhe përfshin rekomandime të qarta për Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, lidhur me shkeljet në procedurën e ndalimit. “Avokati i Popullit nuk përdor fjalën ‘rrëmbim’, për të ruajtur gjuhën juridike, por e quan mënyrë të paligjshme arrestimi,” – u shpreh Cakrani, duke theksuar se veprimet e policisë kanë kaluar çdo standard ligjor dhe etik gjatë arrestimit të Metës. Ai shtoi se përgjigjet që Policia e Shtetit i ka...