Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Miliona $ të zhdukur’, Braçe zbulon skemën e re piramidale që po grabit shqiptarët: Mbi 1 mijë qytetarë të prekur
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në mediat online se një platformë e quajtur TXEX po godet qytetarët shqiptarë duke zhdukur miliona dollarë përmes një skeme të sofistikuar mashtrimi. Braçe ngre alarmin dhe thotë se edhe vetë ka marrë ankesë nga një sipërmarrës lidhur me raste të prekura në Divjakë dhe se e kishte referuar këtë në polici. Vetëm në Divjakë, thotë deputeti, mund të ketë mbi 1 mijë persona të prekur dhe paralajmëron se po mashtrohen edhe njerëz në Lushnje. “Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga çpo dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo të...