Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS”/ Tedi Blushi sulmon Braimllarin: Porosi politike e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar Endrit Braimllarin në rastin e hetimeve të Ilir Metës. Në një konferencë për shtyp me avokatin e Ilir Metës, Blushi thotë se “si dëshmitar ai u fut me teserën e Partisë së Lirisë dhe doli me teserën e PS, madje u bë dhe kandidat për deputet”. “Meqë njëri prej tyre i paqëndrueshëm hyri në zyrën e tij me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS, madje edhe kandidat për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare”, tha Blushi. “Të gjitha janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Edi Ramës që e donte Ilir Metën të izoluar në ekstrem”, tha Blushi.