Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e ushtarakëve, punonjësve civilë dhe personelit mjekësor, duke e cilësuar situatën si një “kronikë dramatike, por me nota përkushtimi”. Ai shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që, me guxim dhe sakrificë, luftuan me flakët për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën shqiptare. “Të nderuar ushtarakë, civilë dhe mjekë. Jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe gjithë asaj që ju përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu sipërfaqe të konsiderueshme muajt e fundit, ishte një kronikë plagësh, ethesh dhe dhimbjesh. Ishte një kronikë dramatike, por me nota përkushtimi”, tha kryeministri Rama.