Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Të shkruarit shqip”, nga Mid’hat Frashëri
Mid'hat Frashëri Një shqiptar kur merr pendën në dorë dhe zë të shkruajë, një mijë të vështira i dalin përpara: nuk gjen dot fjalë, nuk i lidh dot këto fjalë dhe të shumtave s’u di ortografinë. Duke qenë se gjuhën e flasim, këto të vështira e çuditin njeriun dhe mestohet pse ca gjuhë që nuk i di aq mirë për të folur, i shkruan më lehtë e më drejt. Nga Mid’hat Frashëri Për të gjetur përgjigjen e kësaj, duhet më parë që të na mbushet mirë mendja se gjuha në të folur është e lirshme dhe me të shkruar është ndryshe. Njeriu nuk shkruan dot kurrë ashtu si flet, se një shkrim i tij bëhet i shëmtuar dhe për të qeshur, nëse nuk zbatojmë rregullat...