Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Zjarret rikthehen në disa qarqe’ – 3 vatra ende aktive në Vlorë, Skrapar dhe Pezë
Gjatë 24 orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë regjistruar 14 vatra zjarri, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Zonat më të prekura janë Akërnia në Vlorë, Bogova në Skrapar dhe Peza në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore, me dëme të konsiderueshme. Në Bogovë raportohen rreth 18 hektarë pyje të djegura, ndërsa në Akërni tymi vazhdon për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave. Situata mbetet ende kritike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat: - 11 vatra janë shuar plotësisht - 2 vatra janë ende aktive - 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm Vatrat aktive janë në zonat: 1. Zona e Akërnisë (Delisuf,...