Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I mbijetoi sulmit në spital, flet fotografi: Kur hapa sytë, të gjithë rreth meje kishin vdekur
Emri i tij ishte parë fillimisht në listën e të vdekurve. Por Jamal Badah, fotograf që punon për Palestine Today, është një nga tre gazetarët që mbijetuan sulmin e ushtrisë izraelite ndaj Spitalit Nasser në Khan Younis, ku të hënën u vranë 20 persona, përfshirë pesë gazetarë. Mes të mbijetuarve janë edhe kolegët Hatem Omar dhe Mohammed Fayeq. Ai iu përgjigjet pyetjeve të italianes Corriere della Sera përmes një videoje nga një shtrat i dëmtuar në spitalin e bombarduar, me shenjat e bombave mbi fytyrë. Çfarë ndodhi? “Rreth orës 10:15 u goditëm. Ishim tashmë në Nasser, që është një nga bazat tona ku flemë dhe rimbushim pajisjet. Pas bombardimit të parë, u hodhëm në shkallë për të transmetuar gjithçka që po ndodhte, edhe pse një...