Tension në Baltik, Gjermania ngre dy Eurofighter për të kapur “spiunin” rus

Tension në Baltik, Gjermania ngre dy Eurofighter për të kapur “spiunin” rus

Një tjetër incident është regjistruar në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik ditën e djeshme. Deutsche Welle raporton se avionët luftarakë gjermanë janë ngritur në ajër për të kapur një avion zbulues rus Il-20 që kishte interceptuar në hapësirën ajrore të NATO-s. Dy avionë Eurofighter u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage në Gjermani pasi avioni rus u pikas me transponderët e fikur dhe pa një plan fluturimi të dorëzuar, sipas DW. Incidenti i shtohet një serie provokimesh ajrore të raportuara nga aleatët e NATO-s që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ndërsa Moska dyshohet se përdor këto avionë për të përgjuar pozicionet e aleancës. Ky ndërveprim i fundit përfaqëson incidentin e dhjetë të tillë që përfshin avionë gjermanë që...