Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, ja pamjet panoramike nga liqeni Pogradecit

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, ja pamjet panoramike nga liqeni Pogradecit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të shpejtë e të sigurt, por edhe një atraksion panoramik që do të tërheqë udhëtarë dhe turistë. Aktualisht, puna po vijon me intensitet në të tre lotet e projektit dhe sipas parashikimeve, rruga pritet të përfundojë para fillimit të vjeshtës. Segmenti strategjik në juglindje të vendit ka hyrë në fazën finale të punimeve. Një pjesë e tij tashmë është hapur dhe automjetet kanë nisur të qarkullojnë në zonat e përfunduara. Pamjet e fundit tregojnë devijimin e qartë për në Pogradec, duke shmangur kthesat e rrezikshme të mëparshme, ndërsa vijëzimet horizontale janë kryer dhe po vendoset sinjalistika vertikale. Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një...