Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Analiza: Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas presidentit Trump?
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në Florida, nga ku ai u kthye papritur në Serbi në rrethana ende misterioze për shkak të "dhimbjeve në gjoks", fushata diplomatike që mund të quhet edhe "dua të takoj Trumpin" ka vazhduar. Udhëheqësit e qeverisë serbe kanë folur vazhdimisht për një lloj dialogu strategjik me Amerikën dhe kthimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në "nivelin e tyre të mëparshëm". Kështu, në fillim të gushtit, u zhvillua një takim midis Ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriç dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, të cilin pala amerikane praktikisht nuk e komentoi, por megjithatë Gjuriç e vlerësoi takimin si "historik". Dëshirave të Presidentit serb iu bashkua...