Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rimbursimi i TVSH, 130 milionë euro u kthehen bizneseve në 7 muaj
Afro 130 milionë euro u janë kthyer mbrapsht bizneseve në vend në 7 muaj, në formën e TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit. E ndarë sipas muajve, vihet re një rritje progresive e rimbursimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shifra më e lartë rezulton të jetë në muajin Qershor me afro 43 milionë euro, një shifër kjo disa herë me e madhe se muajt e tjerë të vitit, ku mesatarisht janë rimbursuar 15-18 milionë euro. Ndërsa po ta krahasojmë me janar-korrik 2024, rimbursimet kanë pësuar rënie me 17 milionë euro. Ndërkohë që koha e kryerjes së këtij procesi po reduktohet gradualishte, ku 80% e kërkesave janë miratuara pa kontroll. Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024, përmes platformës dixhitale...